Lajme
Akil Gjakova mbetet në mbajtje edhe për 48 orë
Demokracia
17:55 | 18 Prill 2024

Share:

Xhudistit Akil Gjakova i është vazhduar edhe për 48 orë masa e ndalimit nga Gjykata Themelore e Pejës, pasi sot pati seancë dëgjimore për të.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësja e gjykatës, Tringa Zhuti.

“Nuk është marrë një vendim për të, pos edhe 48 orëve të tjera, brenda kësaj periudhe gjykatësi do të dalë me një vendim tjetër për të”, ka thënë Zhuti për Klankosova.tv.

Gjakova është arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi ishte në kërkim për disa ditë për shkak veprën penale dhunë në familje.

Të ngjashme