Sport
Akil Gjakova i pesti në Grand Prix
Demokracia
19:00 | 19 Gusht 2023

Share:

Akil Gjakova është renditur i pesti në garën Grand Prix të xhudos në Zagreb. Gjakova garoi të shtunën në kategorinë deri 73 kilogramë. Për medalje të bronztë u mposht nga garuesi i Kazakistanit, Bakhitzhan Abdurkhmanov.

Xhudisti nga Kazakistani realizoi herët uazari dhe më pas u mbrojt deri në fund. Gjakova kërkoi hedhjen, ishte afër, por megjithatë nuk ia doli.

Gjakova e nisi ditën me fitore ndaj xhudistit tjetër të Kazakistanit, Darkhan Koibagar. Vazhdoi me formë të lartë edhe në duelin e dytë, në të cilin e mposhti Oron Ginerin e Izraelit. Në çerekfinale e mposhti sllovenin Martin Hojak, ndërsa gjysmëfinale e fortë e humbi nga Redouane Dris i Algjerisë.

Në Zagreb garuan edhe Flaka Loxha, Loriana Kuka e Dardan Cena. Nuk iu afruan zonës së medaljeve.

Të ngjashme