Sport
Akil Gjakova fiton edhe në ballafaqimin e dytë në Tokio
Demokracia
06:28 | 26 Korrik 2021

Share:

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka fituar edhe ndaj kundërshtarit tjetër Nils Stump nga Suedia, në kuadër të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Akili ishte dominues gjatë gjithë lojës, derisa në sekondat e parë të raundit të dytë arriti të fitojë me Ippon.

Akilit në ballafaqimin e parë iu kanë dashur vetëm 16 sekonda të raundit të parë për ta mundur kundërshtarin e tij Ahmed Ayash nga Jemeni.

Akili në momentin që filloi e rrëzoi kundërshtarin duke e mundur me Ipoon.

Akil Gjakova është pretenden për të fituar medalje, pasi ka arritur të ketë suksese të mëdha në lojërat ndërkombëtare, duke marrë edhe disa medalje.

Kampioni i Evropës po garon në kategorinë deri në 73 kg të xhudos.

Të ngjashme