Sport
Akil Gjakova eliminohet nga Botërori
Demokracia
13:39 | 09 Maj 2023

Share:

Akil Gjakova i ka dhënë fund eksperiencës në Kampionatin Botëror të xhudos.

Garuesi kosovar u mposht në rrethin e tretë nga italiani Manuel Lombardo, për ta lëshuar kështu mundësinë për të shkuar në çerekfinale dhe për ta synuar më pas medaljen në garën që po mbahet në Doha të Katarit.

Paraprakisht, Akili në rrethin e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë e mposhti rumunin Adrian Sulca, kurse në atë të dytë ishte më i mirë se koreani Heoncheol Kang.

Pas Flaka Loxhës, edhe Akil Gjakova i dha fund sot përvojës në Botëror, ndërsa në garë mbetet ende motra e tij, kampionia olimpike, Nora Gjakova.

Të ngjashme