Sport
Akil Gjakova dhe Loriana Kuka ndalen në çerekfinale, kërkojnë të bronztën me repesazh
Demokracia
12:22 | 03 Qershor 2023

Share:

Pas dy fitroeve të para, Akil Gjakova është mposhtur në Grand Prixin që po mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Xhudisti nga Kosova, ka pësuar humbje në çerekfinale nga Makhmadbek Makhmadbekov i Rusisë që në këtë Grand Prix po garon si i pavarur.

Tani xhudisti kosovar kërkon medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë nëpërmjet repesazhit.

Humbje në çerekfinale ka pësuar edhe xhudistja kosovare Loriana Kuka. Kuka u mposht në çerekfinale nga britanikja Kelly Petersen Pollard.

Loriana tani kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Të ngjashme