Lajme
AKB kërkon qeveri teknike: Koha për një Qeveri teknike pa parti
Demokracia
13:16 | 07 Maj 2025

Share:

Kosova është futur në një krizë  politike dhe institucionale, pas dështimit për formimin e institucioneve shtetërore pas zgjedhjeve të fundit. Në këtë situatë të rëndë, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kërkuar krijimin e një Qeverie Teknike jopartiake për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e shtetit.

AKB ka theksuar se partitë politike janë duke keqmenaxhuar situatën për interesa të ngushta, duke çuar vendin në një bllokadë institucionale që rrezikon të destabilizojë vendin. Sipas AKB-së, qytetarët janë të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe përplasjet politike që po dëmtojnë të ardhmen e Kosovës.

Në këtë kuadër, AKB ka paraqitur disa kërkesa të qarta për një Qeveri Teknike, duke përfshirë rikthimin e funksionimit të plotë të institucioneve kushtetuese dhe Kuvendit, menaxhimin e krizës ekonomike dhe sociale, si dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje të reja ose një zgjidhje politike afatgjatë.

Për më tepër, AKB ka kërkuar që kjo Qeveri Teknike të udhëhiqet nga ekspertë dhe profesionistë, të cilët do të mund të qeverisin në mënyrë neutrale dhe të përgjegjshme për të stabilizuar vendin dhe për të mundësuar një periudhë të tranzicionit pa ndikime partiake.

Të ngjashme