Lajme
Akademikët e paguajë 850 euro “kombin” për t’i çuar librat në “Panairin e Kombit” në Tiranë
Demokracia
17:11 | 21 Prill 2022

Share:

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës do ta paguajë një furgon për transportimin e librave në panairin e botimeve akademike shkencore dhe përurimin e botimeve të ASHAK-ASHSH.

Ky institucion i ka dhënë tender në vlerë 850 euro kompanisë “RILOKIMI” për t’i bartur librat deri në Tiranë, shkruan Demokracia.com.

Kontrata është publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), në kuadër të vitit jubilar të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) do të organizojnë në datat 22-24 prill për herë të parë Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor.

“Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor” zhvillohet për herë të parë këtë vit, si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Panairi do të zhvillohet në mënyrë të alternuar, një vit në Tiranë e një vit në Prishtinë, me periodicitet të rregullt.

Panairi zhvillohet në periudhën 22-24 prill, kohë në të cilën festohet Dita Botërore e Poezisë dhe Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit. Qëllimi i panairit është që të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe universitare”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave./ Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024