Lajme
“Akademikët” e Kurtit mbushin Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë
Demokracia
21:56 | 10 Shkurt 2022

Share:

Pasi i mbushi Bordet e Ndërmarrjeve Publike, qeveria e Albin Kurtit ka nisur edhe ‘zaptimin’ e universiteteve.

Vetëm pak muaj pasi u zgjodh anëtarë i Bordit të Bakës Qendrore të Kosovës, ish-kandidati për kryetar të Pejës dhe më pas kandidat edhe për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Bashkim Nurboja ka filluar punën si profesor në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, shkruan Demokracia.com.

Se Nurboja është pjesë e stafit akademik të këtij universiteti, është bërë e ditur nga vet Universiteti “Haxhi Zeka”.

Pjesë e stafit akademik të këtij universiteti do të jetë edhe Emin Neziraj ish-këshilltar i zëvendëses së Albin Kuriti, Emilia Rexhepi.

Të dërguarit e Kurtit kanë bërë edhe poteza të tjerë, nga anëtare e Bordit të këtij universiteti e dërguar nga Kurti, Mersiha Kalaç Kaçamakoviç ka kaluar si pjesë e stafit akademik, shkruan Demokracia.com.

Në njoftimin e Universitetit “Haxhi Zeka” thuhet se personeli akademik i UHZ-së rritet me pesë profesorë të rinj.

“Sot, senati i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë unanimisht ka emëruar pesë profesorë assistent të rinj në procedurë të rregullt rekrutimi, përkatësisht: 1. Prof.ass.dr. Merita Begolli Dauti, Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit; 2. Prof.ass.dr. Mersiha Kalaç Kaçamakoviç, Fakulteti i Biznesit;3. Prof.ass.dr. Anita Cucoviç, akulteti i Biznesit; 4. Prof.ass.dr. Emin Neziraj, Fakulteti i Biznesit; 5. Prof.ass.dr. Bashkim Nurboja, Fakulteti i Biznesit.”, thuhet në njoftimin e universitetit.

Sipas këtij njoftimi e veçantë e vendimit të sotëm të senatit është se tre nga pesë profesorët e emëruar janë për mësimin në gjuhën boshnjake, të cilët do të kontribuojnë në akreditimin e programeve përkatëse.

“Vendimet e titujve akademik u ndanë nga vet rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi në një ceremoni informale rasti. Rektori, në cilësinë edhe të kryesuesit të senatit, kryesuesja e KD Znj. Majlinda Belegu dhe prorektori prof.dr. Edmond Beqiri, të ngazëllyer shprehën urimin, kënaqësinë dhe mirëseardhjen e tyre për personelin e ri akademik. I bindur se përvoja, cilësia dhe bagazhi shkencor që ata bartin me vete do ti japin elan edhe më të fortë zhvillimit dhe objektivave strategjike të UHZ-së, rektori përmbylli fjalën e tij.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që qeveria Kurti kishte emëruar në Bordin e këtij universiteti kishte dërguar edhe bashkëshorten e Xhevdet Pozharit, analistit të afërt me Vetëvendosje, Emine Abdyli Pozhari. /Demokracia.com/

Të ngjashme