Lajme
Akademik Kullashi: Është koha që Kraja të largohet
Demokracia
18:52 | 24 Janar 2023

Share:

Anëtari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Muhamedin Kullashi, ka folur rreth situatës që po mbretëron në institucionin respektiv.

Në një paraqitje televizive dhënë Klan Kosovës, Kullashi i bëri thirrje kreut të AShAK-ut, Mehmet Krajës, që të largohet.

Sipas tij, dikush që i quan banda akademikët, që i denigron kolegët e vet apo që keqpërdorë akademinë për motive personale, duhet të hiqet.

“Ai që orvatet të pengojë aktivitetet e akademisë, ai që quan banda, nuk mund të vazhdojë të jetë në krye. Nuk i denigrojnë kolegët e vet dhe nuk e keqpërdorin për motive personale”, tha ndër tjerash ai.

Veç kësaj, Kullashi foli edhe për gjendjen politike në vend, ndërsa ngurroi të pohojë nëse do të jetë apo jo kandidat për kryetar të akademisë, në rast të largimit apo shkarkimit të Krajës.

Demokracia.com sot ka raportuar se anëtarët e ASHAK-ut kanë kërkuar Kuvend të jashtëzakonshëm për shkarkimin e Mehmet Krajës.

EKSKLUZIVE| Anëtarët e ASHAK-ut kërkojnë Kuvend të jashtëzakonshëm për shkarkimin e Mehmet Krajës

Të ngjashme