Në një konferencë të jashtëzakonshme, kryeministri Albin Kurti ka thënë se masa e reciprocitetin për targat e përkohshme me Serbinë po zbatohet.
Kurti ka thënë se po mbushen gjashtë ditë dhe asnjë ditë të vetme nuk kishte ndonjë incident në pikat kufitare mirëpo për sulmet e fundit fajtor sipas tij është kryeministri serb, raporton Demokracia.com
‘’Në ditën e gjashtë të zbatimit të reciprocitetit deri më tani 9 mijë automjete i kanë marrë targat e përkohshme dhe i gjithë ky proces shkoi pa asnjë incident.”
‘’Por të gjithë këtë si duket nuk po e pëlqen kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq i cili gjendjet në kolltukun politik dhe nuk po pajtohen mbi lëvizjen e qarkullimit të lirë të mallrave dhe tregtinë’’, ta Kurti.
Ai gjithashtu tha se mund të ketë edhe takime me krerët e partive politike pasiqë kjo çështje është mbi politikën.
‘’Mund të ketë takim të tillë pavarësisht a jemi politikanë apo jo duhet ta mbështesim policin tonë, sepse kjo më shumë se çështje politike është çështje e ligjmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendit tonë’’, tha Kurti.
Kujtojmë se se në orët e mëngjesit së të shtunës Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët dhe janë hedhur dy granta dore në Zveçan./Demokracia.com/