Sport
Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja
Demokracia
18:24 | 25 Shkurt 2021

Share:

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, shkruan Demokracia.com.

Sadiku bëri një luftë të mrekullueshme kundër boksieres nga Kazakistani  Katarina Ibragimova, dhe kur pritej fitore e sigurt, madje këtë e bëri edhe gjyqtari duke ia ngritur dorën boksieres kosovare, ndërron vendimi dhe asaj i merret fitorja.

Kjo sipas zyrtareve të Federatës së Boksit të Kosovës, është e turpshme.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje  i FboxK:

Turneu nderkombëtar “Strandja” Sofia,Bulgari

Në boks ndodh gjithqka. Sot  në ring u ngjit në 60kg.Donjeta Sadiku kunder boksieres nga Kazakistani Ibragimova Karina,Donjeta Sadiku tregoi një boks luftarak gjat tre raundeve sulmoi boksieren Ibragimova me goditje të njëpasnjishme dhe në raundin e tretë detyroi referin në ring ti numroj boksieres së Kazakistanit dhe ta pushoj ,gjith kohen Donjeta ishte në epërsi e sidomos në raundin e dytë dhe të treten.

Dhe pas perfundimit të duelit si fituese dora i ngritet Donjeta Sadiku po për qudi meniher ndryshon vendimi dhe fituese shpallet boksierja nga Kazakistani IIbragimova.Edhe pse Donjeta humbi tregoi se është në formë të mirë dhe e gatshme për kualifikimet për L.O.Tokio2020. /Demokracia.com

Të ngjashme