Lajme
Ajo punonte në klub nate| Detaje të reja, çfarë tha shqiptari pasi vrau me plumb në kokë të dashurën 19-vjeçare
Demokracia
12:02 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Greqi, ku një shqiptar i mori jetën të dashurës së tij, 19-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën ku çifti jetonte në Kaminia, Pire.

Mediat greke shkruajnë se gjatë një debati mes çiftit, i riu shqiptar duke qenë nën ndikimin e drogës, konkretisht kokainës, ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe ka qëlluar dy herë në kokë bashkatdhetarën e tij 19-vjeçare. Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë ka lajmëruar policinë dhe efektivët sapo mbërritën në vendngjarje dhe vunë në pranga.

Autori 23-vjeçar punonte në një lokal nate në Pire, ndërsa 19-vjeçarja punonte në një klub nate në Kallithea. Autori ka qenë dhe më parë i shoqëruar në Polici pas një zënke që ka pasur me partneren, dhe ka deklaruar para autoriteteve se konflikti ka ndodhur për shkak se ai është xheloz për 19-vjeçaren.

Të ngjashme