Sport
Ajeti: Jam shumë i lumtur për rikthimin, më ka munguar kombëtarja
Demokracia
14:38 | 22 Mars 2021

Share:

Mbrojtësi kuqezi, Arlind Ajeti e ka pranuar se i ka munguar shumë kombëtarja dhe rikthimi në fanellën kuqezi e bënë atë shumë të lumtur.

Ajeti ka folur sot në konferencën për media para ndeshjes që Shqipëria e luan me Andorrën me 25 mars

I kënaqur me rikthimin? Sa të ka munguar kombëtarja?

Jam shumë i lumtur që jam rikthyer. Shoh lojtarët, stafin, të gjithë grupin. Si gjithmonë, është kënaqësi të jesh në Kombëtare.

Çfarë mendon se ndikoi që qëndrove për njëfarë kohe jashtë përfaqësueses?

Jemi shumë lojtarë që kemi luajtur rregullisht. Sigurisht që aktivizimi në vazhdimësi është një plus i madh për mua. Më ka dhënë vetëbesim për ndeshjen e ardhshme.

Si e ke gjetur ambientin në Kombëtare?

Më duket sikur ka kaluar shumë kohë, jam shumë i lumtur që jam rikthyer. Në Kombëtaren tonë ka qenë gjithmonë grupi i mirë dhe më bën të ndihem shumë mirë.

Mbrojtja jonë luan e gjitha në Itali …

Trajneri e di se si duhet ta përgatitim ndeshjen. Ne të gjithë, që vijmë këtu, duhet të luajmë me zemër e shpirt e të mos nënvlerësojmë askënd. Duhet të futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Sidomos Andorrën nuk duhet ta nënvlerësojmë, e dimë se çfarë fushë e vështirë është.

Koha e shkurtër për ta përgatitur ndeshjen, a do të ndikojë negativisht?

Ne e njohim njëri-tjetrin, jemi profesionistë dhe vijmë të përgatitur mirë nga skuadrat tona. Ne nuk jemi një skuadër e re, njihemi shumë mirë. Nuk do të jetë e lehtë, por besoj se do t’ia dalim.

Me Andorrën duket e lehtë në letër …

Nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin, edhe Franca një emër i madh, ka pasur vështirësi për të fituar në Andorrë. Me udhëzimet që do të na japë trajneri, besoj do ta kalojmë me sukses. /Demokracia.com

Të ngjashme