Lajme
Air Serbi që po iu mundëson rusëve të udhëtojnë në Evropë, ndiqet nga avionët luftarakë
Demokracia
18:57 | 08 Prill 2022

Share:

Gjatë ditës së sotme, avioni i kompanisë Air Serbia, në fluturimin JU 671, i cili po shkonte nga Shën Petersburg në Beograd, gjatë fluturimit mbi territorin e Lituanisë, është shoqëruar nga avionë luftarakë me shenja të Belgjikës, raportojnë mediat

Avioni u ul i sigurt në aeroportin e Beogradit në orën 13:50, përcjellë Demokracia.com.

Kujtojmë, kjo është hera e dytë që ndodh diçka e tillë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se e njëjta gjë ka ndodhur edhe më 6 prill në fluturimin Moskë – Beograd, kur avioni i Air Serbisë shoqërohej nga një prej avionëve luftarakë të NATO-s.

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe i vetmi vend që e mban të hapur linjën ajror Serbi-Rusi. Një hap i tillë është kritikuar ashpër nga vendet demokratike, megjithatë Serbia ka vazhduar të sillet sikur asgjë nuk po ndodh. /Demokracia.com/

Të ngjashme