Lajme
AIP inspektoi 16 biznese, shumica vëzhguan me kamera në kundërshtim me ligjin
Demokracia
15:43 | 08 Prill 2022

Share:

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka bërë të ditur se gjatë inspektimit në 16 biznese lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë ka konstatuar se shumica e tyre kanë bërë vëzhgimin në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në njoftim thuhet se gjatë procesit të inspektimit, inspektorët e AIP-së, kanë konstatuar se shumica e kontrolluesve kanë aplikuar vëzhgimin me kamera në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke mos plotësuar kriteret e parapara me ligj, përcjell Demokracia.com.

“Me këtë rast AIP, ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të përpunimit të të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë dhe ka urdhëruar shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes këtij sistemi, deri në datën e pranimit të vendimit. AIP, përmes procesit të inspektimit dhe veprimeve të ndërmarra ndaj kontrolluesve për plotësimin e kritereve ligjore për përpunimin e të dhënave përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, mbron privatësinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe është në shërbim të qytetarëve për të realizuar të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta dhe Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftim.

Më tej AIP, thotë se do të vazhdojë me inspektime dhe kontrolle për të mbikëqyrur ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme