Auto&Tech
AIP i ka kërkuar “TikTok”-ut të ndryshojë moshën e përdorimit në Kosovë
Demokracia
13:28 | 06 Korrik 2024

Share:

Komisionerja në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, Krenare Dermaku, ka kërkuar nga rrjeti social “TikTok” që të ndryshojë moshën e përdorimit në Kosovë.

Ajo ka bërë me dije se në komunikimet me këtë rrjet social kanë kërkuar që mosha e përdorimit të jetë në harmoni me ligjin në Kosovë.

Sipas saj, mosha e përdorimit duhet të ngrihet nga 13 në 16 vjeç.

“Ne e kemi marrë brenda autorizimeve tona ligjore, kemi ndërmarrë veprimet, kemi kontaktuar përfaqësuesit e TikTok-ut, kemi mbajtur disa takime radhazi, ende kemi kontaktin zyrtar të përfaqësisë të TikTok-ut në Evropë”, ka thënë ajo për Kosovapress.

Komisionerja ka treguar se politikat e këtij rrjeti social duhet të jenë në përputhje me ligjet në Kosovës.

“Ne kemi kërkuar prej tyre që politikat e privatësisë të TikTok-ut të përkthehen në gjuhën shqipe, gjë e cila është bërë tashmë dhe kushdo që hap TikTok në Kosovë i ka politikat e privatësisë në gjuhën e kuptueshme dhe kjo e përmbush njërën prej parimeve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave që është transparenca ndaj qytetarit, karshi obligimit që e kanë të gjithë kontrolluesit e të dhënave personale në këtë rast TikTok, si dhe kemi kërkuar që mosha për përdorim të ngrihet nga 13, siç ka qenë në 16-vjeç ashtu siç e parasheh ligji ynë nacional”, është shprehur ajo.

Të ngjashme