Lajme
AIP e dënon PSD-në 20 mijë euro, Molliqaj: Pati presion nga Murati për gjobën
Demokracia
17:02 | 12 Prill 2023

Share:

Partia Social-Demokrate ka marrë një gjobë prej 20 mijë eurosh nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP). Këta të fundit e kanë akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për presion ndaj AIP-it për dhënien e gjobës.

PSD-ja e zhvilloi edhe sot një aksion para zyrës të AIP-it, ku shkruhej mes tjerash edhe parulla “Qeveria urdhëron, Agjencioni përmbaron!”.

Çka kishte ndodhur?

Më 6 mars të këtij viti, rreth një javë pas pajtimit me Marrëveshjen e Brukselit mes Kurtit dhe Vuçiqit, PSD-ja do ta mbante një aksion simbolik kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (Zajednicës). Asociacioni ishte pjesë e kësaj Marrëveshjeje.

PSD do të shtronte para qeverisë nënshkrimet e vëna në një peticion të para disa viteve kundër Asociacionit, duke nënkuptuar se kryeministri Kurti si ish-kryeopozitar i dikurshëm – folur figurshëm – kishte shkelur mbi vullnetet e këtyre njerëzve.

Vendimi i AIP-it

Më 5 prill, saktësisht një javë më parë, AIP-i do të merrte vendim për ta gjobitur me 20 mijë euro Partinë Socialdemokrate.

Aty kërkohej që brenda 30 ditësh të bëhej pagesa e kësaj shume.

Arsyetimi ishte se PSD-ja përmes publikimit të këtyre listave kishte shkelur ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (LMDhP).

Lidhur me këtë ka reaguar Molliqaj, të cilin e ka quajtur “sulm ndaj opozitës”.

“Nga informatat e brendshme, del që presioni direkt ka ardhur nga Hekuran Murati. Duhet të kujtojmë që në krye të këtij inistitucioni qëndrojnë njerëz që janë të lidhur ngushtë me pushtetin përmes lidhjeve edhe familjare”, ka deklaruar ndër të tjera Murati.

Të ngjashme