Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo dhe partneri i saj, Naser Qeli, kanë mirëpritur sërish një vajzë që e ka pagëzuar me emrin – Mjalta.
Ndërkohë vajza e tyre e parë e ka emrin Aina, e cila ka lindur në vitin 2023.
Njoftimin e ka bërë për ndjekësit me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.
Postimi i plotë i Aidës (pa ndërhyrje):
“Mirë se erdhe në jetë, Mjaltë e ëmbël!
Qofsh bekim i pashtershëm për prindërit
Rritu me dashuri, me ëndrra të mëdha dhe me hapa të lehtë si puhiza e pranverës.
Emri yt, Mjaltë, le të jetë gjithmonë simbol i ëmbëlsisë që do ta përhapësh kudo ku shkel.
Zoti të ruajt dhe të bekoj, o shpirt i vogël dhe i shenjtë”. /Telegrafi/