Lajme
Aida Dërguti ironizon me kryeministrin: Lajm i mirë qenka rritja e pagës së Albin Kurtit
Demokracia
15:36 | 15 Shkurt 2022

Share:

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe ish bashkëpunëtorja e dikurshme e Albin Kurtit në Lëvizjen Vetëvendosje, Aida Dërgurti ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës sa i përket rritjes së pagës për shefin e ekzekutivit bazuar në draft ligjin e ri të pagave.

Sipas saj partia në pushtet ( dikur në opozitë Vetëvendosje) kishte premtuar se pagat më të larta në institucionet publike nuk guxojnë të tejkalojnë trefishin e pagës mesatare.

Sipas Dërgutit kjo nënkupton që me automatizëm paga mesatare do të jetë 760 €.

Statuti i plotë:

Lajm i mirë qenka rritja e pagës së kryeministrit. Partia në pushtet e ka patur premtim se pagat më të larta në institucione publike, nuk guxojnë të tejkalojnë trefishin e pagës mesatare. Kjo nënkupton që me automatizëm paga mesatare do të jetë 760 €.
Hurime popull hurime?
#meparullanukkashtet
#demagogjiakaemër

Të ngjashme