Lajme
“Ai nuk do të kthehet më në shtëpi”, vritet gjenerali i besuar i liderit çeçen Ramzan Kadyrov
Demokracia
21:22 | 26 Shkurt 2022

Share:

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar vrasjen e një gjenerali të famshëm të forcave çeçene që luftojnë për flamurin rus në Ukrainë.

Magomed Tushayev nuk do të kthehet më në shtëpi”, shkruan në Twitter diplomati. i njohur ukrainas, Olexander Scherba duke iu referuar burimeve ushtarake.

Ka të dhëna që gjenerali i besuar i liderit të çeçenëve Ramzan Kadyrov, besnik i Putinit, të jetë vrarë gjatë një prite të kryer sot në mëngjes nga ushtria ukrainase në veri-lindje të vendit.

Në Ukrainë janë nisur 10 000 çeçenë të cilët luftojnë krah rusëve kundër ukrainasve. Pjesëmarrja e tyre në këtë luftë lexohet nga ekspertët e sigurisë si një veprim i Putinit për të nxitur rusët të luftojnë pasi dihet afrimiteti i tyre me ukrainasit.

Të ngjashme