Lajme
“Ai nuk do e fali veten e as ty, po e djeg një dhimbje, mos ia bëj dy”, nëna e Hysni Gucatit shtrihet në spital
Demokracia
19:32 | 23 Qershor 2022

Share:

Musli Gucati, djali i ish-ushtarit të UÇK-së, Hysni Gucati ka publikuar një fotografi me gjyshen e tij, e cila duket se nuk është mirë me shëndet, pasi që është shtrirë në spital.

Sipas tij, Hysni Gucati i ka dhënë fjalë nënës së tij se do ta gëzojnë së bashku lirinë.

“Ai nuk do e fali veten e as ty po se mbajti fjalën që së bashku do e gëzoni lirinë, ai nuk do e fali veten e as ty po e djeg një dhimbje mos ia bëj dy. Gjyshe qëndro e fortë si çdo herë dhe bëje Hysin ta mbaje premtimin e dhënë kur të takoj ditë me pare”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se rreth 3 jvë më parë ka vdekur babai i Hysni Gucatit.

Ish-ushtarit të UÇK-së, i cili gjendet në Hagë nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait të tij.

Postimi i plotë:

Ai nuk do e fali veten e as ty po se mbajti fjalën që së bashku do e gëzoni lirinë, ai nuk do e fali veten e as ty po e djeg një dhimbje mos ia bëj dy.

Gjyshe qëndro e fortë si çdo herë dhe bëje Hysin ta mbaje premtimin e dhënë kur të takoj ditë me parë.

Të ngjashme