Lajme
“Ai hajni u zu me pelë për dore”, Zemaj përmend asamblistin e VV-së që u arrestua për korrupsion
Demokracia
13:49 | 30 Qershor 2022

Share:

Gjatë ditës së djeshme, Demokracia.com raportoi ekskluzivisht për arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, Liridon Fandaj, nën dyshimin për dallavere me subvencione në bujqësi.

Në Kuvendin e Kosovës, sot deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar edhe gjatë replikës së tij parlamentare sesi Liridon Fandaj është arrestuar të mërkurën nën dyshimin për mashtrim me subvencione.

Zemaj iu referua atij si “hajn”, duke thënë se u zu “me pelë për dore”.

“E di që tash është shndërruar kriza për disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje , mos t’i përfshijë të gjithë edhe për Qeverinë në kurriz të qytetarëve edhe qesharake, për milionerat e tyre. Për atë hajnin që është nxanë atje në Suharekë që edhe me ja pa statusat atij në Facebook, tu e shajtë korrupsionin, tu e shajtë qeveritë e kalume qysh e kanë rrit korrupsionin, ai me të pshtet për muri e me të çudit e me thanë ku ka jetu ky njeri. E tash ish nxon me hajni e me pelë për dore qysh po nxinen gjithë të tjerët”, ka thënë Zemaj. /Demorkacia.com/

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE| Asamblisti i LVV-së në Suharekë në mesin e 11 të arrestuarve për dallavere me subvencione

Të ngjashme