ShowBiz
“Ai është anormal, është sociopat”, banoret diskutojnë për veprimet e Luiz Ejllit në Big Brother VIP Albania
Demokracia
16:11 | 13 Janar 2023

Share:

Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë shumë i përfolur gjatë këtyre ditëve.

Situata e tij me gjendjen shëndetësore ka vënë në lajthitje jo vetëm banorët, por të gjithë shikuesit e programit.

Sido që të jetë, artisti shkodran tashmë është shndërruar në temën e momentit të diskutimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Paraditën e së premtes, tri nga banoret e shtëpisë: Tea, Efi dhe Deamichele, kanë diskutuar veprimet e tij ndaj Kiara Titos, pas problemit shëndetësor që kjo e fundit pësoi në shtëpi.

Ato i janë drejtuar Luizit me shprehjen “anormal” dhe “sociopat”, duke iu referuar rastit të fundit, ku la të paqartë publikun rreth sëmundjes së supozuar, ndërkohë që nga analizat që kreu të martën nën përcjelljen e kamerave, rezultoi shëndosh e mirë.

Që nga ndodhia e sa martës, Ejlli është kthyer në një nga personat më të kritikuar nga vet banorët brenda ambienteve të shtëpisë së BBVA.

Të ngjashme