Lajme
“Ai do të bërtasë” – Vuçiq deklarohet para takimit me Kurtin
Demokracia
14:58 | 26 Qershor 2024

Share:

Në prag të takimit me kryeministrin, Albin Kurtiu, në Bruksel, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar për media.

Vuçiq është shprehur pesimist për këtë takim, duke thënë se nuk pret asgjë tjetër përveç “drama” nga Kurti.

“Nuk pres asgjë nga biseda me Kurtin. Ai do të bërtasë për dramë, të thotë “Putin i vogël”, gjithçka si zakonisht. Sa i përket Borrellit dhe Lajçakut, do t’i dëgjoj me vëmendje, nuk kam asgjë kundër tyre, ata punojnë në rrethana të vështira, pozicioni i tyre nuk është i lehtë. Ne do të luftojmë për interesat e popullit tonë në Kosovë. Nuk pres përfundime të mëdha”, ka thënë Vuçiqi.

Bashkimi Evropian (BE) ka publikuar agjendën e takimit në Bruksel në mes të Kurti e Vuçiqit.

Siç njofton BE-ja, në ora 14:45, kryediplomati evropian, Josep Borrell, pritet të flasë për media para se t’i takojë dy liderët e vendeve.

Në ora 16:30, Borrell do ta takojë Kurtin, ndërsa në ora 17:00 do ta takojë Vuçiqin.

Pas takimit bilateral, në ora 18:00 pritet të mbahet takimi trepalësh.

E pas takimit trepalësh, Borrell pritet të flasë sërish për media.

Të ngjashme