Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka çuditur me mesazhin ngushëllues për ish-kryenegociatorin e statusit final të Kosovës, ish-presidentin finlandez, Martti Ahtisaarin, që vdiq të hënën në moshën 86-vjeçare.
Saddened by the passing of Martti Ahtisaari, a distinguished diplomat and a champion of peace who has contributed greatly to security and peace in our region & whose work enshrined robust minority rights in our constitution. My condolences to his family & the people of Finland. pic.twitter.com/oHHOnZK9tL
— Albin Kurti (@albinkurti) October 16, 2023
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që nisi fuqishëm karrierën e tij politike duke kundërshtuar negociatat për statusin e Kosovës, e ka kujtuar Martti Ahtisaarin “si një diplomat të shquar dhe kampion të paqes”, që sipas tij “ka kontribuuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë”.
“I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomat i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në Kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Kundërshtimi më i madh kundër negociatave kishte kulmuar me demonstratën e thirrur nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në shkurtin e vitit 2007. Demonstrata e 10 shkurtit ishte thirrur kundër ekipit negocitor dhe Pakos së Ahtisaarit.
Në këtë demonstratë, që kishte eskaluar në dhunë, policët rumunë të UNMIK-ut kishin vrarë Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, për të cilët ende nuk ka drejtësi.
“Ahtisari e pruni paketën, por pavarësia në paketë nuk vjen”, deklaronte Kurti në fillim të kësaj demonstrate.
“Paketa e Ahtisaarit është autonomi për serbët brenda Kosovës dhe autonomi për Kosovën në kuadër të Serbisë”, vazhdonte Kurti.
Video nga fjalimi i Kurtit më 10 shkurt 2007: