Lajme
Ahmeti: Synimi i Maqedonisë së Veriut është anëtarësimi në BE e heqja e kufijve (VIDEO)
Demokracia
18:29 | 28 Janar 2024

Share:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se synim i Maqedonisë së Veriut është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe heqja e kufijve.

Ahmeti tha se Maqedonia e Veriut do zero probleme me fqinjët, të jetojë në paqe, stabilitet dhe siguri, pasi sipas tij, kjo është mënyra që të ndërtohet ardhmëri për brezat e ardhshme.

“Mos t’i kemi vuajtjet që ne si gjenerata që i kemi përjetuar. Gjeneratat e reja nuk e dinë se si jemi shkolluar e torturuar, por sot shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i kanë tre universitete”.

“Në Shkup, në kazermën e Mlladiqit është Universiteti ‘Nënë Tereza’. Në Kumanovë, në kazermën e Mlladiqit, është Universiteti i Tetovës, i vetmi universitet që është hapur me dëshmorë”, është shprehur Ahmeti në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se flamuri shqiptar është i paprekshëm dhe në përdorim zyrtar në Maqedoninë e Veriut, teksa bëri të ditur se gjobitet çdo kryetar komune që nuk e ka flamurin kuqezi në tavolinën e punës dhe para komunës.

Të ngjashme