Lajme
Ahmeti për mosmiratimin e Kodit të ri Civil: Të drejtat mund t’i mohoni me vota, por ato i takojnë secilit prej neve
Demokracia
21:21 | 16 Mars 2022

Share:

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi sot nuk u miratua Kodi i ri Civil, ku lejon martesat mes gjinisë së njëjtë.

Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook tha se barazia nuk ka alternativë.

Sipas tij, të drejtat mund të mohohen me vota të tilla, por asnjëherë nuk mund ta ndryshojnë faktin se ato i takojnë secilit.

“Sot në leximin e parë deputetët është desht të votojnë për apo kundër Kodit Civil në parim. Detajet shtohen e hiqen në mes të leximeve. Qaq për thellësinë e diskutimeve në Kuvend. Nga pesë libra të Kodit, diskutimi u shtrydh në një fjali. Edhe aty diskutimi ishte në nivel të mosdijes, keqinformimit dhe moralizimit të zbrazët.

Të drejtat nuk janë meny e gjërave që i pëlqejne shumicës. Barazia nuk ka alternativë. Të drejtat edhe mund të mohohen nga vota të tilla, por asnjëherë nuk mund ta ndryshojnë faktin se ato i takojnë secilit prej neve, shkroi Ahmeti.

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Kodin e ri Civil. Nga 61 deputetë sa kanë votuar, për ishin 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar.

Në sallë ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre s’kanë votuar fare.

Të ngjashme