Lajme
Ahmeti: Pas fushatës me tubime, askush nuk ka kredibilitet t’i mbyllë qytetarët
Demokracia
16:19 | 21 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së rasteve me COVID-19 në vend.

Ahmeti ka reaguar përmes rrjetit social Twitter duke ia lënë fajin fushatës zgjedhore për rritjen e rasteve, shkruan Demokracia.com.

“Në një situatë hipotetike (larg qoftë por me probabilitet të lartë), ku rastet me COVID arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive.  Pas asaj fushate me tubime, si ka kredibilitet moral me kërkuar nga qytetarët çfarëdo mbyllje”, shkruan Ahmeti.

Ai tha se pas asaj fushate me tubime, askush nuk ka kredibilitet moral që të kërkojë nga qytetarët çfarëdo mbyllje.

Kujtojmë se sot IKSHPK ka njoftuar se ka 2 mijë e 996 testime kanë rezultuar pozitiv 398 persona.

IKSHPK ka bërë sot edhe një apel për respektimin e ligjit antiCOVID.

“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Postimi i Shpend Ahmetit, pa ndërhyrje:

Në një situatë hipotetike (larg qoftë por me probabilitet të lartë), ku rastet me covid arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushate me tubime, si ka kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje.

 

Të ngjashme