Lajme
Ahmeti, partive politike: 14 viktima ishin dje nga COVID-19, të paktën kërkoni falje
Demokracia
12:02 | 10 Mars 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për rritjen e rasteve me COVID-19, gjatë ditëve të fundit.

Shpend Ahmeti ka kujtuar fushatën zgjedhore të 14 shkurtit, siç tha ai kur partitë pa përjashtim injoruan koronavirusin krejtësisht në fushatë, shkruan Dmeokracia.com.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se dje në Kosovë ishin 14 viktima nga COVID-19 në një ditë.

“Kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan COVID, totalisht në fushatë, arsyetimet ishin banale – thjeshtë thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthen i bie “na duhen votat”. Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushatës. Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga COVID në një ditë”, shkruan Ahmeti.

Njoftimi i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan covidin totalisht në fushatë, arsyetimet ishin banale – thjeshtë thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthin i bie “na duhen votat”. Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushates.

Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga covid në një ditë.  Katërmbëdhjetë në NJË ditë. A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje? Si kanë mundësi të flasin për çkado tjetër para se ta bëjnë këtë gjë?

Apo ti numërojmë e rinumërojmë njiherë e mandej merremi me të.  Thjeshtë po trajtohet si çështje numrash. Sot 14, nesër sa?/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160842350622166

Të ngjashme