Lajme
Ahmeti: Pa një zgjidhje përfundimtare për Kosovën as Europa nuk mund të jetë e qetë
Demokracia
16:07 | 17 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka thënë se Kosovën e presin tema për zgjidhje përfundimtare, përmbyllja e zgjidhjes përfundimtare kërkon edhe guxim, kërkon edhe durim sepse Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës por është problem i rajonit, është problem i Europës.

Ahmeti në akademinë solemne organizuar me rastin e 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se pa një zgjidhje përfundimtare as Europa nuk mund të jetë e qetë, me një rajon me probleme të pambyllura por me mundësi reale për një pakënaqësi rajonale.

“Prandaj do të doja të ftojë të gjithë miqtë e mi në radhë të parë, që unë i njoh në Washington, Bruksel e të cilët kemi punuar bashkë dhe ky sukses që sot po shënohet në Maqedoni të Veriut është sukses i përbashkët me ata dhe prandaj marr të drejtën morale që t’i ftojë që ata të inkurajojnë vendet e tyre, institucionet e tyre si në Washington e Bruksel të angazhohen drejtpërsëdrejti për një zgjidhje të pranueshme për palët drejt statusit dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit më të ri në Ballkan, të Republikës së Kosovës dhe këtë vlerësoj dhe jam i bindur që Kosova e meriton”, tha Ahmeti. /Demokracia.com/

Të ngjashme