Arben Ahmeti ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti i ka ndryshuar vazhdimisht qëndrimet.
Madje, sipas tij, shefi i ekzekutivit është kameleoni më i madh politik. Tutje, ai shtoi se nëse ndalemi dhe e dëgjojmë Kurtin e vitit 2013 dhe atë të vitit 2023, nuk do t’iu besojmë veshëve.
“Kurti është politikan i zakonshëm i cili ndryshon dhe përshtatet varësisht prej rrethanave. Pra, ajo çka e dallon Kurtin si veçori, unë mendoj megjithatë është ende insistues në idetë e tij fillestare dhe nëse doni ta dini se si unë e interpretoj Kurtin e interpetoj në bazë të fjalisë së tij të zakonshme, kur thotë i kemi ndërruar mjetet por jo qëllimet, që i bie çfarëdo që fiton qoftë edhe postin e kryeministrit, por edhe qeverinë si të tillë, do ta përdor si mjet për disa qëllime që i ka pasur dikur dhe kur flasim për këto qëllime që i ka pasur dikur, ne po flasim për bashkimin kombëtar, flamurin kuqe e zi, flasim për qëllimet e mëhershme”, tha fillimisht analisti.
Veç kësaj, Ahmeti shtoi se në përmbajtje të Lëvizjes vendosin sërish grupi i ideologëve që së fundi janë identifikuar nga opozita si grup i veçantë.
“Kështu që, deklarativisht ai në fakt është kameleoni më i madh politik. Nëse ndalesh dhe e sheh Albin Kurtin e 2013 me Albin Kurtin e 2023, nuk do t`iu besoni veshëve, por nuk besoj se ndryshuar shumë në përmbajtje, sepse në përmbajte sërish me Lëvizjen Vetëvendosje vendosin protagonistët që kanë vendosur edhe më 2013 e të cilët nuk kanë qenë fare në publik, po flasim për grupin filozofik të ideologjisë së partisë e që kohëve të fundit u sulmuan edhe u identifikuan nga opozita si grup”, tha ai në Kanal10.