Lajme
Ahmeti: Me deklaratat për ndikim te Spanja, Gani Jakupit po ia humbin edhe kontributin normal
Demokracia
20:24 | 08 Janar 2024

Share:

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është bërë pjesë e kritikëve tentimeve për t’i dhënë merita konsulentit Gani Jakupi lidhur me vendimin e Spanjës për t’i njohur pasaportat e Kosovës.

Ahmeti, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se deklarata të tilla ia humbin Jakupit edhe kontributin real për të cilin është kontraktuar

“Me kësi deklarata që Gani Jakupin ka rol në njohjen e pasaportave nga Spanja, ja humbin edhe kontributin normal që e ka dhe për të cilën është kontraktuar. Palidhje!” – shkroi Ahmeti.

Të ngjashme