Lajme
Ahmeti: Ka ende shumë për të bërë për personat me sindromën ‘Down’
Demokracia
16:41 | 21 Mars 2021

Share:

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down ka vizituar fëmijët e shoqatës në kryeqytet.

Ahmeti, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kanë ende shumë për të bërë për të shpërblyer buzëqeshjen e personave me Sindromën Down por shprehet i gëzuar që tashmë kanë avancuar punimet për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.

“Jo thjeshtë pranimi, por respekti, dashuria, kujdesi, mbështetja dhe integrimi e gjithëpërfshirja në shoqëri për personat me Sindromën Down janë dhe duhet të jenë betejat tona si një shoqëri e zhvilluar. Kemi ende shumë për të bërë për të shpërblyer buzëqeshjen e personave me Sindromën Down por jam i gëzuar që tashmë kanë avancuar punimet për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë. Kjo qendër do të jetë vendtakim për këtë komunitet dhe do të ofrojë mbështetje dhe trajtim të specializuar, për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jete të shëndetshme, pavarur dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Jam i lumtur që 21 Marsin-Ditën Botërore të Sindromës Down e shënuam bashkë me fëmijët e shoqatës në Prishtinë.

Jo thjeshtë pranimi, por respekti, dashuria, kujdesi, mbështetja dhe integrimi e gjithëpërfshirja në shoqëri për personat me Sindromën Down janë dhe duhet të jenë betejat tona si një shoqëri e zhvilluar.

Kemi ende shumë për të bërë për të shpërblyer buzëqeshjen e personave me Sindromën Down por jam i gëzuar që tashmë kanë avancuar punimet për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë.

Kjo qendër do të jetë vendtakim për këtë komunitet dhe do të ofrojë mbështetje dhe trajtim të specializuar, për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jete të shëndetshme, pavarur dhe gjithëpërfshirëse.

Punët që bëhen me zemër sjellin shumë buzëqeshje!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/278663176957972

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025