Lajme
Ahmetaj: Nga 494 vendvotime, 260 janë rinumëruar
Demokracia
13:43 | 25 Shkurt 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke mbajtur mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është duke u diskutuar rreth çështjes së rinumërimit të votave dhe punës së Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Kryeshefi i sekretariatit në KQZ, Burim Ahmetaj në këtë mbledhje ka paraqitur punën e QNR-së, raporton Demokracia.com.

Ahmetaj ka thënë se aktualisht nga 494 vendvotime që kanë shkuar në rinumërim, deri në ora 12:00 janë numëruar apo janë në proces të numërimit 260 vendvotime.

“Aktivitete pas procesit të zgjedhjeve që janë duke u zhvilluar në QNR janë shërbimi vlerësues i pakove të supozuara të fletvotimeve përmes postës dhe aktiviteti tjetër është rinumërimi i 494 vendvotimeve si rezultat i raportit të auditimit. Pra këto janë dy aktivitetet të cilat janë duke u zhvilluar në QNR. Nga raportet e mëhershme KQZ-në e kemi njoftuar se janë rritur kapacitetet në shtimin e njësive të numërimit në mënyrë që procesi i rinumërimit të kryeht sa më shpejtë. Po ashtu gjatë ditës së sotme të shtohen kapacitetet edhe në shërbimin votues përkatësisht për vlerësimin e pakove të supozuara me fletvotime në mënyrë që të kemi sa mëshpejtë regjistrimin e të gjithë votuesve në bazën e të dhënave të cilët kanë dërguar pako përmes postës. Sa i përket procesit të rinumërimit deri në këto momente janë rinumëruar 220 venvdotime, ndërsa në proces janë 40 vendvotime të cilat janë duke u rinumëruar që në total bëjnë 260 dhe në përqindje i bie se janë rinumëruar apo janë në proces 52.63 për qind të vendvotimeve. Pra kemi të shtuara kapacitet, janë 40 njësi ku numërohen dhe kemi një progres dhe rezultat pozitiv në aspektin e procesit të rinumërimit. Krahas kësaj bëhet edhe procesimi i formularëve të rezultateve në bazën e të dhënave për subjekte politike dhe kandidatë. Deri në këto momente, formularët e procesimit të rezultateve të kandidatëve nga 2 mijë e 382 vendovitime, janë procesuar në bazën e të dhënave 2 mijë e 33 vendvotime që në përqindje i bjen 85.35 për qind”, tregoi Ahmetiaj, raporton më tutje Demorkacia.com.

Ahmetaj po ashtu ka bërë të ditur se sa i përket votave të diasporës, përkatësisht pakove të supozuara me feltvotime janë trajtuar gjithsej 57 mijë e 568 zarfe.

“Ndërsa në hapësirën tjetër ku është duke u zhvilluar procesi i vlerësimit të pakove të supozura nga shërbimi votues deri në këto momente nga 34 mijë 2 pako të hapura, të aprovuara janë 41 mijë e 280 zarfe që janë praktikisht me fletvotime. Ndërsa i kemi kategoritë D2, 4, 5 dhe D1 ku gjithsej në total janë 16 mijë e 288 që nuk e kanë statusin e të aprovuara. Pra gjithsej deri më tani janë trajtuar 57 mijë e 568 zarfe me fletvotime. Po ashtu në ueb faqen e KQZ-së do të publikohen të gjitha rezultatet dhe secili subjekt e kaniddatë mund t’i gjej rezultatet nga procdesi i rinumërimit”, ka thënë Ahmetaj.

Ai po ashtu ka thënë se QNR-ja në vazhdimësi është duke bërë kontrollin e të gjitha rezultateve në bazën e të dhënave në mëyrë që i gjithë procesi të kryhet me sukses.

Ai ka thënë se në bazë të rinumërimit të vendvotimeve ku janë ndarë për partitë politike të cilat kanë marrë vota më shumë se kandidatët apo e kundërta, apo edhe kur ka pasur raste që është votuar vetëm kandidati dhe jo subjekti politik, janë 58 vendvotime ku votat për kandidatët nuk janë shënuar fare.

“Në tabela i shihni se ka vendvotime që ka probleme apo nuk janë shënuar për dy apo më shumë subjekte siç bëhet fjalë për një vendvotim në Leposaviq, Pejë, Prizren dhe Prishtinë. Pra tek të cilat nuk janë shënuar votat për kandidatë, ndërkaq votat për subjketke politike janë shënuar në formularët e përputhjen e bazës së të dhënave”, ka thënë Ahmetaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025