Lajme
Ahengu i “zjarrtë” në Podujevë që përfundoi me arrestim| 29 gëzhoja të pistoletës, një predhë, nëntë gëzhoja të pushkës
Demokracia
09:49 | 30 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, kanë njoftuar se është arrestuar një i dyshuar, pasi në një aheng familjar, dyshohet se ka gjuajtur disa herë me armë.

Në raportin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 29 gëzhoja të pistoletës, një predhë dhe nëntë(9)gëzhoja të pushkës gjysmë automatike të cilat janë konfiskuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 29 gëzhoja të pistoletës, një predhë dhe nëntë(9)gëzhoja të pushkës gjysmë automatike të cilat janë konfiskuar. I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë me një karikator dhe një pushkë gjysmë automatike”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme