Lajme
Aheng në kohë të pandemisë në Skenderaj, policia sekuestron armë
Demokracia
09:07 | 05 Prill 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri, pasi që i njëjti ka gjuajtur me armë në një aheng, në fshatin Klladernicë të Skenderajt.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari ka pranuar për veprën, dhe nga policia iu është sekuestruar një armë AK-47 dhe një karikator me dy fishek, shkruan Demorkacia.com.

“Fsh. Klladernicë, Skenderaj 04.04.2021 – 11:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng kishte gjuajtur me armë zjarri. I dyshuari ka pranuar për veprën, dhe nga policia iu është sekuestruar një armë AK-47 dhe një karikator me dy fishek”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej policia ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Demorkacia.com/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024