Sergio Aguero është dërguar në spital të zemrës pas problemeve shëndetësore që kishte të shtunën në ndeshjen kundër Alavesit.
Kjo është bërë e ditur nga klubi “katalunas” Barcelona përmes një njoftimi, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi argjentinas u rrëzua në tokë dhe mbante gjoksin kur ekipi mjekësor i dha tretmanin për disa minuta.
Aguero për shkak të problemeve shëndetësore është larguar nga fusha para kohës gjatë barazimit 1-1 të Barcelonës kundër Alaves. /Demokracia.com