Sport
Aguero ngatërron avionin, tifozët kundërshtarë e lënë pa gjumë
Demokracia
11:12 | 18 Nëntor 2022

Share:

Tifozët latinë janë më të zjarrtët! Botërori Katar 2022 fillon të dielën (20 nëntor), kompeticion që po pritet me emocione nga të gjithë. Sergio Aguero u tërhoq nga futbolli një vit më parë për shkak të problemeve në zemër.

Një nga sulmuesit më të mirë të brezit të tij, vijon të mbetet tifozi numër një i kombëtares argjentinase, me të cilën regjistroi 101 ndeshje dhe 41 gola gjatë karrierës së tij fantastike. 34-vjeçari ka udhëtuar drejt Katarit, teksa në avion ka qëlluar me disa tifozë brazilianë.

Këta të fundit nuk e ndalën festën e tyre për asnjë moment, siç dallohet në videon e postuar nga “El Kun”, i cili shkruan: “I gjithë udhëtimi ishte kështu”, ndërkohë që në sfond dëgjohen koret e tifozëve të kombëtares seleçao.

Argjentina është pjesë e grupit C bashkë me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite. Ekipi i Lionel Scalonit luan takimin e parë në Kupën e Botës të martën e 22 nëntorit ndaj Arabisë Saudite.

Të ngjashme