Lajme
Agresioni rus në Ukrainë| Sot jepet vendimi i Gjykatës së Hagës
Demokracia
09:27 | 16 Mars 2022

Share:

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së do të vendosë sot mbi kërkesën urgjente të Ukrainës që Rusia të ndalojë menjëherë pushtimin e vendit të saj.

Vendimi pritet të jepet sot në orën 16:00 në Hagë. Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet ilegalisht të justifikojë luftën e saj, duke e akuzuar në mënyrë të rreme për gjenocid në rajonin e Donbasit.

Kievi kërkon që Gjykata të marrë masa urgjente dhe të urdhërojë Rusinë “të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake”.

Ndërkohë Senati amerikan bën thirrje për hetime mbi krimet e luftës të Putinit.

 

Të ngjashme