Sport
Agresioni rus në Ukrainë, FSHF hap dyert për strehimin e familjeve të sportistëve ukrainas
Demokracia
16:50 | 02 Mars 2022

Share:

Pak para se të përfundonte edhe Asambleja e ditës së sotme, zv.presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, ka theksuar se qeveria e futbollit shqiptar është gati të mirëpresë familjet e futbollistëve ukrainas.

Për shkak të situatës në të cilën ndodhet Ukraina e cila është sulmuar ushtarakisht nga Rusia, FSHF ka vendosur t’iu vijë në ndihmë sportistëve dhe familjarëve të tyre.

“Federata Shqiptare e Futbollit është solidarizuar me situatën e vështirë që po kalon populli i Ukrainës dhe në mbështetje të luftës së drejtë të ukrainasve, kemi shfaqur gatishmërinë tonë për të strehuar për një periudhë të pacaktuar një numër të familjeve të sportistëve apo futbollistëve të Ukrainës. Na ka ardhur një kërkesë nga Federata e Ukrainës, kështu që kemi dhënë gatishmërinë për t’i mbështetur. Ftoj edhe klubet pjesëmarrëse të solidarizohen me këtë nismë.”

Asamableja e FSHF-së do t’i rinisë punimet më 15 mars me zgjedhjen e Presidentit dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Të ngjashme