Lajme
AGK thërret konferencë të jashtëzakonshme para Qeverisë, pas rënies drastike të Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit
Demokracia
09:36 | 02 Maj 2025

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media pas rënies drastike të Kosovës në indeksin vjetor për lirinë e shtypit, shkruan Reporteri.net.

Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet në orën 12:00, para ndërtesës së Qeverisë.

Gazetarëve do t’iu drejtohet Kryetari i AGK’së, Xhemajl Rexha.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ju fton të merrni pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme për media që do të mbahet sot, 02 maj, nga ora 12:00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Para medieve do të flasë kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili do të adresojë rangimin e fundit të Indeksit të Lirisë së Mediave, të Reporterëve Pa Kufij”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, më 2 maj, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Të ngjashme