Lajme
AGK: Për katër muaj 29 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve
Demokracia
19:10 | 05 Maj 2025

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka treguar se për katër muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 29 raste të kërcënimeve e sulmeve ndaj gazetarëve.

Në njoftim thuhet se gazetarët vazhdojnë të përballen me sfida serioze në kryerjen e punës së tyre.

“Në katër muajt e parë të vitit 2025, kemi regjistruar 29 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave”.

“Statistikat tregojnë se gazetarët vazhdojnë të përballen me sfida serioze në kryerjen e punës së tyre. Gazetarët duhet të lejohen ta bëjnë punën e tyre në interes të publikut, pa u penguar dhe të lirë. AGK-ja mbetet e përkushtuar në monitorimin e situatës dhe avokimin për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në njoftim.

Në raportin e “Reporterëve Pakufij”, Kosova doli e 99 në renditje botërore, duke u pozicionuar e fundit në rajon për lirinë e medias.

Të ngjashme