Lajme
AGK mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale për Klan Kosovën: Mundëson vazhdimin e punës
Demokracia
11:35 | 03 Gusht 2023

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, që ka aprovuar ankesën e televizionit Klan Kosova për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve për pezullimin e certifiktës së binzesit nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë.

AGK thotë se vendimi i sotëm mundëson vazhdimin e operimit të punës së televizionit Klan Kosova, përkundër vendimit të qeverisë së Kosovës për ta mbyllur atë.

“AGK-ja, do të monitorojë nga afër procedurat e tjera në vazhdim, me shpresën që epilogu i shpejtë do të përmbyllë këtë episod të përpjekjes së qeverisë për të minuar lirinë e medies në Kosovë.”

Të ngjashme