Sport
AGK: Milaim Krasniqi ishte një prej zërave më të njohur të gazetarisë sportive në vend
Demokracia
21:00 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e ka pranuar me pikëllim të madh lajmin për vdekjen në Francë, të gazetarit të njohur të sportit, Milaim Krasniqi – redaktor përgjegjës i sportit në Radio Kosova.

Krasniqi, 53-vjeçar ishte një prej zërave më të njohur të gazetarisë sportive në vend, dhe për më shumë se dy dekada ka kontribuar në Radio Kosova, duke komentuar mbi 2 mijë ndeshje të futbollit vendor nga ta gjitha stadiumet e Kosovës.

Paraprakisht, punën e gazetarit të sportit e filloi në gazetën “Bujku”, në vitet ’90, ndërsa më vonë punoi në “Radio Rilindja” dhe “Radio Kosova e Lirë”, si dhe në Televizionin “AA”.

Krasniqi gjithashtu ka drejtuar dhjetëra emisione në radio, dhe puna e tij është çmuar nga adhuruesit e sportit.

AGK-ja i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve të tij në transmetuesin publik dhe miqëve.

Të ngjashme