Lajme
AGK kundërshton kufizimin e hapësirës së punës për mediet në Kuvend
Demokracia
15:44 | 27 Korrik 2023

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kufizimit të hapësirës së punës për mediet në Kuvend.

AGK ka thënë se e kundërshton këtë veprim të Kuvendit të Kosovës.

“Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që raportojnë nga Kuvendi i Kosovës kanë njoftuar se në seancën e së enjtes, janë ballafaquar me kufizim të dukshëm të kryerjes së detyrave nga hapësira e Kuvendit të Kosovës. Në hapësirën lart prej nga mediet raportojnë është vendosur një shirit që u pamundëson medieve të marrin pamjen e plotë të Kuvendit dhe deputetëve. AGK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, që ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK shton se ky vendim gjithashtu nuk i kontribuon transparencës për punën e të zgjedhurve të popullit.

“AGK-ja fton Kryesinë e Kuvendit që të marrë masa për të lehtësuar punën e gazetarëve, pasi që raportimi i tyre nga Kuvendi është në interes të publikut. Si pasojë e këtij vendimi, gazetarët në fund të seancës së sotme janë larguar nga punimet e Kuvendit”, thuhet në fund të reagimit.

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024