Sport
AGK-ja reagon kundër gjuhës kërcënuese të gjyqtarit Bejtullahu ndaj gazetarit të sportit, Arlind Sadiku
Demokracia
21:15 | 04 Maj 2022

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka quajtur të papranueshme gjuhën kërcënuese të gjyqtarit të futbollit, Mervan Bejtullahut ndaj gazetarit të sportit, Arlind Sadiku.

Gazetari dhe komentatori i sportit, Arlind Sadiku njoftoi gjatë ditës se mori një kërcënim nga gjyqtari i futbollit të Kosovës, Mervan Bejtullahu gjatë derbit Gjilani – Drita.

Sipas AGK-së, një gjuhë dhe sjellje e tillë e Bejtullahut është e papranueshme dhe e pamundëson raportimin e gazetarit nga vendi i ngjarjes.

Reagimi i plotë i AGK-së:

E papranueshme gjuha kërcënuese e gjyqtarit Bejtullahu ndaj gazetarit Arlind Sadiku

Gazetari Arlind Sadiku ka raportuar sot në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se është kërcënuar nga gjyqtari, Mervan Bejtullahu.

Sipas Sadikut, Bejtullahu e ka kërcënuar haptazi para ndeshjes Gjilani – Drita, duke i thënë se “veç jemi në Gjilan, se t’ishim kanë në Prishtinë, t’kisha kallxu”.

Për AGK-në, një gjuhë dhe sjellje e tillë është e papranueshme dhe e pamundëson raportimin e gazetarit nga vendi i ngjarjes.

AGK-ja gjithashtu kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës – FFK, të marrë masa ndaj gjyqtarit Bejtullahu./Demokracia.com/

Të ngjashme