Lajme
AGK-ja: KFOR-i pengonte gazetarët që iknin nga sulmi në Leposaviq
Demokracia
17:11 | 16 Qershor 2023

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka akuzuar misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për mosreagim në momentin kur gazetarët u sulmuan nga huliganët në Leposaviq të premten pasdite. Madje kjo organizatë ka thënë se gazetarët janë penguar nga KFOR-i, kur tentonin të iknin.

Në një reagim, teksa ka lajmëruar se fizikisht ka pësuar edhe kameramani nga Tëvë1, Albin Rrahmani, AGK-ja ka kërkuar nga KFOR-i që të mos pengojë gazetarët në raportim.

“Sulmi brutal i sotëm ndaj gazetarëve dhe kameramanëve në Leposaviq është krejtësisht i papranueshëm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, dhe i ftojmë organet kompetente të Republikës së Kosovës që të trajtojnë rastin me prioritet në mënyrë që sulmuesit e kolegëve tanë të arrestohen sa më parë. Njëherësh, duke qenë që i gjithë sulmi ka ndodhur në prani të trupave të KFOR’it, dhe të njëjtit nuk kanë reaguar, por i kanë penguar gazetarët të ikin, kërkojmë nga NATO Kosovo Force – KFOR që të mos i pengojnë gazetarët në raportim, meqë siguri nuk po ju ofrojnë”, thuhet në reagim të AGK-së.

Protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjuajtur me gurë e shok-bomba kah gazetarët. Ata janë sulmuar derisa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga objekti komunal me veturë. Gazetarët kanë raportuar se një kameraman të RTK-së protestuesit e kanë përplasur për toke dhe e kanë…

AGK-ja ka bërë të ditur se do t’i njoftojë të gjithë akterët relevantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për rastin.

Gazetarët në Leposaviq ishin sulmuar teksa raportonin për vizitën e ministrit Elbert Krasniqi në Leposaviq. Të paktën katër pjesëtarë të ekipeve mediale kanë pësuar lëndime. Fillimisht u raportua se është rrahur kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, e tash është mësuar edhe për Rrahmanin. Rrahmani ka marrë lëndime në këmbë.

Të ngjashme