Lajme
AGK i falënderon gazetaret për punën e guximshme dhe të palodhshme
Demokracia
13:53 | 08 Mars 2022

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i ka falënderuar të gjitha gazetaret për guximin dhe punën e palodhshme, raporton Demokracia.com.

AGK ka theksuar se gazetaret ballafaqohen me vështirësi të ndryshme, duke raportuar nga terrene të ndryshme, shpesh duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, falënderon të gjitha gazetaret për guximin dhe punën e palodhshme që ato bëjnë duke raportuar nga terrene të ndryshme, shpesh duke e rrezikuar edhe shëndetin e tyre”.

“Njëherësh, inkurajojmë të gjitha gazetaret që pavarësisht steorotipave të shoqërisë të mos heqin dorë nga ushtrimi i profesionit duke raportuar nga cilado fushë që ato dëshirojnë”, thuhet në postimin e AGK-së në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme