Lajme
AGK e shqetësuar për zgjedhjen e Aliut në KPM: Qeveria po tenton t’i vë nën kontroll institucionet e pavarura mediale
Demokracia
20:36 | 24 Maj 2023

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka deklaruar se e ka përcjell me shqetësim votimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës të Luljeta Aliut, për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve (KPM).

Sipas AGK-së, votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, “tregon hapur intencën e partisë në pushtet për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale”.

“Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

“Emërimi i zonjës Aliu shkon në kundërshtim me këtë përpjekje, dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit”.

Të ngjashme