Lajme
AGK dënon ashpër sulmin me armë zjarri ndaj ekipit të T7 në veri
Demokracia
22:36 | 08 Shkurt 2023

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka pranuar me shqetësim të mërkurën raportimin për një incident serioz në veri të Kosovës ndaj një ekipi të televizionit T7. Në reagimin e AGK-së, thuhet se AGK e dënon ashpër sulmin dhe alarmon për pasigurinë me të cilën ballafaqohen ekipet e gazetarëve, që shkojnë nga Prishtina për të raportuar në veri.

AGK-ja, fton organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që të shtojnë përpjekjet e tyre për të ofruar sigurinë e nevojshme që gazetarët ta kryejnë punën e tyre të parrezikuar.

“Gazetari Unitet Berisha edhe kameramani Përparim Gashi kanë shkuar sot në Leposaviq për të raportuar për një kontrabande të cilën e ndaloi Policia e Kosovës në fshatin Jashanicë, mirëpo gjatë rrugës për në këtë fshat një veturë me 3 persona të armatosur brenda është vënë në ndjekje të ekipit të televizionit. Gjatë gjithë kësaj kohe nga vetura me targat GM-074-NO, personat brenda ia kanë drejtuar armën ekipit të T7 duke kërkuar nga ekipi që të ndalin veturën. Ndjeka e tyre ka përfunduar vetëm në momentin kur janë afruar pikës në të cilën qëndron Njësia Speciale e Kosovës. Ekipi i T7 ka dhënë dëshmi në stacionin policor në Zveçan”, ka raportuar televizioni.

Të ngjashme